Agim Baçi: A jemi të shqetësuar se me çfarë merren sot fëmijët?

Agim Baçi: A jemi të shqetësuar se me çfarë merren sot fëmijët?

Agim Baçi Nga Agim Baçi A dimë ne t’i inkurajojmë sot të rinjtë që ata të guxojnë në jetë të gjejnë vetë rrugën e tyre. Rrugën e tyre drejt një të ardhmeje të moralshme dhe me virtyte? A jemi të shqetësuar se me çfarë merren sot ata? A jemi në gjendje të flasim hapur për atë çka i shqetëson dhe për mënyrën se si duhet ta shohin jetën? Jemi sot në gjendje të mbajmë marrëdhëniet e lidhura mes brezave? Po të shohim lajmet, po të ndjekim shqetësimet e mësuesve të fëmijëve tanë, mund të kuptojmë shpejt se pothuajse të gjithë jemi dorëzuar pak e nga pak. Jemi dorëzuar përpara kërkesave të pafundme nga ana e fëmijëve për veshje, për pajisje elektronike, për udhëtime. Pra për...