Adriana Myrtaj: A e dini që ka një mrekulli në këtë botë – Gruaja!

Adriana Myrtaj: A e dini që ka një mrekulli në këtë botë – Gruaja!

Gruaja e pa vënë re nga Adriana MyrtajNgritja a mosngritja mund të jenë e njëjta. Në arsyetim të fundit, në ditë që fillojnë me dilemën e dobësisë, fiton gjithmonë vendimi “të ngrihem”.Duhet bërë detyra ndaj jetës.Duhet të nis ditën që kam përballë e pres prej saj çfarëdo që ajo do të sjellë. Në mes të rrjedhës së oqeanit, kush mundi të rezistojë në atë valë të mos rrëmbehet prej saj?Mu në atë mendim që shpon si gjembi, kur edhe mund të mos ngrihem, trembem si fëmijë dhe gjendem në këmbë…! Në atë ditë dhe orë kur do mund t’i bindesha mendimit të mos ngrihesha, pale ç’do t’i ndodhte botës… Imagjinoj një botë si shkretëtirë, nëse gruaja do zgjidhte të mos ngrihej nga shtrati qoftë edhe...