“Adem Demaçit”, poezi nga Fehmi Pireva
Si ta nisi vargun timNga këtu e më parë,Erdhe krejt ndryshe në jetëDuke qeshur, jo duke qarë. Si ta shtjelloj emrin tëndNjë sfinks i ri a Promethe?Kapërceve mendjen e gjeniutGjuhën shpatë, zemër Skënderbe! Epiqendēr e të gjitha kohëraveKu vepron graviteti,Aty ku s’është Adem DemaçiÇfarë mund të thotë, vallë poeti?! Si ta rinis tutje vargun timPër një shekull, për një epokë,Ti do të qëndrosh në OlimpPerëndi që lëvizi këtë Tokë. Prishtinë, 26 shkurt 2017 ObserverKult Lexo edhe: Fehmi Pireva: Kënga dhe Krimi
Burimi:
kultplus.com