Adem Demaçi, shqiptari që i kaloi 28 vjet të jetës në burg
Më 26 shkurt të vitit 1936, lindi në Prishtinë, Adem Demaçi, veprimtar i çështjes kombëtare dhe i të drejtave të njeriut. Demaçi kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup, vijoi studimet për shkencat juridike në Prishtinë dhe për letërsi në Beograd. U bë i njohur me veprën “Gjarpijt e gjakut” (1958), ku trajton plagën e dhimbshme të gjakmarrjes. Për shkak të kundërshtimit hapur ndaj shpërnguljeve dhe diskriminimit kombëtar të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, si dhe për shkak të krijimit të organizatës “Lëvizja revolucionare e bashkimit të Shqiptarëve”, e cila kishte si objektiv bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (1961), Adem Demaçi kaloi 28 vite në burg. Kthimi në një simbol të rezistencës paqësore, i solli çmimin “Saharov” në vitin 1991. Kjo është dekorata më e lartë që...
Burimi:
kultplus.com