A e dini çka janë koordinatorët e intimitetit! Aktorë të famshëm kritikojnë ndërhyrjen, profesionistët shpjegojnë rëndësinë

A e dini çka janë koordinatorët e intimitetit! Aktorë të famshëm kritikojnë ndërhyrjen, profesionistët shpjegojnë rëndësinë

Koordinatorët e intimitetit janë bërë një nga profesionet më të debatueshme të industrisë së filmit, mes vlerësimeve dhe kritikave të ashpra nga aktorë të njohur. Ndërsa disa i shohin si garantues të sigurisë dhe kreativitetit, të tjerë i konsiderojnë si pengesë për artin. Mes keqkuptimesh, profesioni ende po formësohet dhe kërkon të shpjegojë misionin e tij real. Roli i koordinatorëve të intimitetit, një profesion i konsoliduar pas epokës #MeToo, është kthyer në një prej temave më të nxehta të industrisë së filmit. Adelaide Waldrop, një nga koordinatorët më aktivë të këtij sektori, thotë se puna e saj shpesh keqkuptohet, deri në pikën që mendon t’u thotë të tjerëve se “është kontabiliste”, për të shmangur reagimet. Ndërsa aktorë si Michelle Williams, Emma Stone dhe Alexander Skarsgård...