81 vjeç dhe agjëron çdo Ramazan, historia e besimtarit nga Librazhdi që rrallë ka munguar në agjërim
Beqir Hoxha është 81 vjeç dhe në jetën e tij mban mend vetëm pak vite kur s’ka mundur të agjërojë. Në këtë muaj të shenjtë i moshuari tregon përfitimet e agjërimit dhe premtimin ndaj Allahut. Por sipas Beqir Hoxhës mirësia nis nga familja dhe Ramazani ka disa kushte. Në fshatin Rovje Spathar të Librazhdit të gjithë banorët praktikojnë besimin mysliman. Xhamia e cila është ndërtuar nga kontributi i një djali fshati, gjatë bllokimit të rrugës Librazhd-Prrenjas u shërbeu edhe kalimtarëve të cilët ora e faljes i gjeti pranë saj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv