45 ikona nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar do të ekspozohen në Francë
Ekspozita e përkohshme “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës” do të prezantojë rreth 45 ikona shqiptare nga koleksioni i këtij muzeu në Francë. Ekspozita pritet që të hapet në muajin qershor këtë vit dhe ministri Blendi Gonxhja shprehet për një ngjarje të veçantë kulturore. “Në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry do të hapet ekspozita e përkohshme “Ikonat e Shqipërisë -Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila prezanton rreth 45 ikona shqiptare nga koleksioni i jashtëzakonshëm i këtij muzeu. Kjo ekspozitë është fryt i një vullneti të përbashkët për hapje evropiane dhe dialog ndërkulturor, dhe realizohet përmes bashkëpunimit mes qyteteve Korçë-Chambéry, me mbështetjen e institucioneve partnere, Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Ministrisë...
Burimi:
sot.com.al