“24 orë nga jeta e një votuesi”, shfaqja satirike e Driada Dervishit në Teatrin Kombëtar thumbon realitetin shqiptar
Si janë 24 orë nga jeta e një votuesi? Pikërisht këtë pyetje trajton regjisorja Driada Dervishi në shfaqjes satirë kabare që e sjell për publikun këtë fillim janari. “Vjen si një 24 orësh sprint, por ku përfshihen ndoshta 35 vite. Është një ditë që përngjan me shumë ditë të bashkëqytetarëve tanë. Gjuha e përdorur ka qenë e ndikuar e gjithë nga një teatër satirë kabareje, e mbështetur kryesisht në personazhe që kanë ndërtuar kabarenë. Janë tema që provokojnë dhe do të doja që secili nga ne të shohë gabimet e së përditshmes edhe te vetja”, tregon regjisorja. Si reagojmë ne ndaj problemeve me të cilat përballemi çdo ditë? Batutat e aktorëve Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku, Ermir Hoxhaj na ftojnë në reflektim. “Është realiteti...
Burimi:
top-channel.tv