“24 orë nga jeta e një votuesi”, në skenën teatrore të Korçës

“24 orë nga jeta e një votuesi”, në skenën teatrore të Korçës

“24 orë nga jeta e një votuesi” një komedi satirë kabare, që godet me humor të mprehtë realitetin tonë të përditshëm që do të shfaqet në skenën e teatrit të qytetit të Korçës. Brenda një dite të vetme, që është njëkohësisht dje, sot dhe gjithmonë, shfaqja zbërthen absurditetet, zhgënjimet dhe paradokset e votuesit shqiptar. Me 4 aktorë energjikë, 3 muzikantë live dhe një ritëm të shpejtë skenik, publiku përballet me të vërteta që të bëjnë të qeshësh dhe të mendosh. Komedia satirike “24 orë nga jeta e një votuesi” me regji nga Driada Dervishi është e bazuar në disa motive të Naun Shundit, teksti “E të tjera, e të tjera” Teodor Keko dhe muzika nga Aulon Naçi. Si reagojmë ne ndaj problemeve me të cilat...