20 shkurti 1991, moment kthese në historinë e Shqipërisë (Video)
Ngjarjet e 20 shkurtit 1991 mbeten pikë referimi në proceset transformuese të Shqipërisë. Ato shënojnë kalimin drejt një regjimi të ri politik. Gjithçka nisi më 18 shkurt 1991, me grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga institucioni i tyre. Kjo lëvizje gjeti mbështetje të gjerë qytetare, e cila kulmoi me rrëzimin e monumentit të ish-udhëheqësit të regjimit komunist në sheshin “Skënderbej”, më 20 shkurt 1991. Kjo ngjarje zë vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare, e dokumentuar tashmë përmes dëshmive materiale. Si pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar ruhet kavoja që shërbeu për tërheqjen e shtatores, si dhe kamera me të cilën gazetarët Daniel Damon dhe Azis Gjergji fiksuan momentet historike të viteve...
Burimi:
kultplus.com