(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

Nga Aurenc Bebja  Revista belge “Le Soir Illustré” ka botuar, me 3 janar 1963, në faqen n°20, rrëfimin e takimit me Mbretëreshën Geraldinë asokohe në Madrid. Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë vendoset në Madrid Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë dhe i biri i saj, mbreti Leka, kanë lënë Parisin për t’u vendosur në Madrid. Vendimi për t’u stabilizuar në kryeqytetin spanjoll u mor pas dy vizitave që ata i bënë mbretëreshës së Bullgarisë. Kështu, dy mbretëresha me pothuajse të njëjtin fat bëhen fqinjë. Të dyja kanë sunduar shtete të vogla gjatë periudhës më të vështirë të shekullit. Të dyja kanë hequr dorë nga froni përballë pushtimit komunist. Të dyja janë të reja dhe të veja dhe kanë si ngushëllim të vetëm bijtë e tyre: Simeonin për mbretëreshën e...