150 vjet nga telefonata e parë në histori, fjalët e thjeshta që ndryshuan përgjithmonë njerëzimin
Pikërisht më 10 mars 1876, Alexander Graham Bell ftoi asistentin e tij përmes një teli nga dhoma tjetër në laboratorin e tij në Boston. Një shekull e gjysmë më vonë, ajo thirrje eksperimentale rezonon në miliarda pajisje në mbarë botën. Ndonjëherë, revolucionet më të mëdha nisin me fjalët më të zakonshme. Fiks 150 vjet më parë, në një ditë si kjo e sotmja, u shënua një nga momentet më përcaktuese të historisë moderne: transmetimi i parë i suksesshëm i zërit njerëzor përmes një teli. Më 10 mars 1876, në një laborator të vogël në Boston, shpikësi skocez-amerikan Alexander Graham Bell bëri atë që deri atëherë konsiderohej e pamundur. Përmes një pajisjeje të re eksperimentale, ai i foli asistentit të tij, Thomas Watson. Fjalët e tij...
Burimi:
syri.net