14 janar 1990, demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri

14 janar 1990, demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri

Më 14 janar të vitit 1990 u bë demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit duke protestuar në heshtje. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit, por kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste që do të pasonin. Ngjarja u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA – Zëri i Amerikës. Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Nismëtarët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t’i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin të mëdha. Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata “elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në...