100 vjet nga lindja e Tish Daijsë, mjeshtri që hodhi themelet e baletit shqiptar dhe modernizoi muzikën shqiptare

100 vjet nga lindja e Tish Daijsë, mjeshtri që hodhi themelet e baletit shqiptar dhe modernizoi muzikën shqiptare

Kompozitori Tish Daija, një nga figurat themelore të muzikës shqiptare u përkujtua në 100-vjetorin e lindjen me një konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave, në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit e Universitetit të Arteve. Mjeshtri i muzikës u formua në qytetin e tij të lindjes, ku kori françeskan dhe fryma qytetare shkodrane shënjuan krijimtarinë e tij, së bashku me edukimin në Konservatorin e Shkodrës. Që në moshë të re, kontribuoi si kompozitor në Luftën Nacional Çlirimtare. “Mario Daci është strehuar disa disa në shtëpinë e Tish Daisë dhe aty e ka parë kur interpretuar në piano, aty lindi ky bashkëpunim. Profesori ishte i ri në atë periudhë, por kishte shkruar 2-3 këngë shumë të bukura”, u shpreh akademiku Vasil Tole. Daija është hyri në...