Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!
Një 22-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi dyshohet se kishte kultivuar 31 bimë kanabisi në një zonë pyjore të fshatit Dobrenjë. Në kuadër të operacionit të koduar “Dobrenjë”, policia ka identifikuar edhe bashkëpunëtorin e tij, i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes në zonën pyjore u kap në flagrancë shtetasi T. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rromas. Në territor u gjetën 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Njoftimi i Policisë: “Kishte kultivuar në pyll, dhjetëra bimë narkotike, kapet në flagrancë në vendngjarje, 22-vjeçari. Punohet intensivisht për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i cili ruante bimët, i armatosur. Sapo konstatoi shërbimet, ai hodhi armën e zjarrit (kallashnikov) dhe u largua në zonën e pyllëzuar. Asgjësohen bimët narkotike...
Burimi:
javanews.al