Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

Projekti i studios daneze BIG për ndërtimin e një kulle në Parkun Rinia në Tiranë është vënë në qendër të kritikave nga gazetari Vincent Yūsui van Gerven Oei. Në një artikull të publikuar në The Albanian Mechanism, Van Gerven Oei ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si u zhvillua konkursi për projektin, por edhe mbi vetë arkitekturën e kullës së propozuar në një prej hapësirave të gjelbra të qendrës së Tiranës. Sipas gazetarit, konkursi nuk ishte bërë publik përmes faqeve qeveritare të prokurimeve. Ai sjell në vëmendje edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama se juria po vendoste “krejtësisht e lirë” dhe “pa asnjë orientim”, duke pretenduar se Rama vetë kishte marrë pjesë në intervista dhe diskutime gjatë procesit. Van Gerven Oei vëren se BIG, e vetmja...