Kukës, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit, policia sekuestron armët, municion dhe mjete të tjera
Policia e Shtetit në publikimin e saj zyrtar, bën me dije se:DVP Kukës, pas një pune intensive kërkimore, pamundësisë për t’u fshehur dhe negociatave me familjarët, vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së 29-vjeçarit, ditën e djeshme, në Krumë.Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se autori kreu plagosjen.Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë, Policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në DVP Kukës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin e shtetasit F. D., rreth 30 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Arrestimi i...
Burimi:
kohajone.com