”Kujtoni fëmijët që kemi përcjellë jashtë”, Vatnikaj: Mafia është ende në pushtet, nuk duhet të kemi frikë

”Kujtoni fëmijët që kemi përcjellë jashtë”, Vatnikaj: Mafia është ende në pushtet, nuk duhet të kemi frikë

Në protestën e ditës së 103-të, bashkë-organizatorja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje që shqiptarët të mos harrojnë vështirësitë dhe problematikat me të cilat përballen prej vitesh. Vatnikaj u shpreh se qytetarët duhet të kujtojnë realitetin e një vendi ku shumë familje detyrohen të largojnë fëmijët jashtë Shqipërisë, ndërsa akuzoi pushtetin se vijon të përçajë qytetarët. Ajo deklaroi gjithashtu se “mafia është ende në pushtet” dhe se duhet të ndërmerren hapa për çmontimin e saj. “Pushteti kërkon që të na përçajë. Ne duam Shqipërinë e lirë dhe demokratike që kemi ëndërruar. Ne nuk e hamë më sapunin për djathë. Jemi këtu sepse jemi bërë bashkë dhe e njohim armikun që na ka dhunuar e na ka grabitur për 36 vjet”, deklaroi Vatnikaj. Gjatë fjalës së saj, ajo...