Kujtimi
Poezi nga Lasgush Poradeci. Edhe në mungove, Edhe në ndryshove, Edhe në dredhove, Në më gjarpërove: Kujt j-a dhè mungimin? Kujt ja dhè ndryshimin? Kujt j-a dhe dredhimin? Kuja gjarpërimin? Mungime-e ndryshime, Mungime-e dredhime, Dh’ato gjarpërime- Hon për zemrën t’ime. Zemr’ e mall i parë, Zemërëz’ e vrarë Kujton dyke qarë, Pushton me llaftarë Lulen e pavdarë, Trupin e pangarë. Pa ri pshoj qetuar Dyke ëndëruar Ndaj po puth nër duar- Si ndaj koh’ e shkuar- Fort i dëshëruar, Fort i dhëmshëruar, Fort i lumtëruar, Ballin dritë-qëruar Syrin qjell-kulluar, Gjirin-vajzëruar, Trupin-qumështuar./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com