Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e sotme!

Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e sotme!

Ditën e sotme (29 tetor) parashikohet që vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do ketë me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve malore të territorit. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.