Kthimi i Ramës nga SHBA/ Salianji: A do lajmërojë dorëheqjen?

Kthimi i Ramës nga SHBA/ Salianji: A do lajmërojë dorëheqjen?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit pritet t’u drejtohet shqiptarëve pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. Në reagimin e tij, Salianji akuzon qeverinë për përgjegjësi politike lidhur me situatën e krijuar pas hetimeve ndaj ish-drejtueses së SHISH dhe ngre akuza për mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore. “A do të mbajë më në fund përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit? Për kthimin e institucioneve në shërbim të krimit, për kapjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, për korrupsionin masiv, për emërimet dhe delegimin e autoritetit shtetëror tek gysrat e grupet kriminale?!”, shkruan ish-deputeti. Salianji ka komentuar edhe vizitën e Ramës në SHBA, duke pretenduar se kryeministri është përballur me mungesë takimesh të nivelit të lartë dhe...