Ksamil/ Me Jet Ski në zonën e pushuesve, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

Ksamil/ Me Jet Ski në zonën e pushuesve, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

Një drejtues Jet Ski është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë në Ksamil, pasi dyshohet se ka shkelur perimetrin e sigurisë dhe ka hyrë në zonën ku po laheshin pushuesit. Ngjarja u konstatua gjatë patrullimit të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e njohur si “Ishujt e Ksamilit”. Sipas policisë, mjeti lundrues përbënte rrezik për jetën dhe sigurinë e pushuesve. Shërbimet ndërhynë menjëherë për ndalimin e tij dhe, pas procedurave administrative, bënë bllokimin e Jet Skit. Drejtuesi, shtetasi P. A., u ndëshkua me masën administrative prej 500 mijë lekësh të rinj. Policia njofton se kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë pa ndërprerje, ndërsa u bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat...