Kryqëzimi i Cërrikut, konsultim për një infrastrukturë më të sigurt dhe funksionale
Bashkia Elbasan zhvilloi, në kuadër të Forumit Vendor të Qeverisjes së Hapur (OGP Local), një takim konsultues për projektidenë e rikonstruksionit të Kryqëzimit të Cërrikut, një nga nyjet më të rëndësishme të qarkullimit rrugor në qytet. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve, Këshillit Bashkiak, shoqërisë civile, mediave, ekspertë të infrastrukturës dhe sigurisë rrugore, si dhe përfaqësues të Policisë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gjatë konsultimit u prezantua zgjidhja teknike e propozuar dhe u diskutuan problematikat ekzistuese dhe rekomandimet për përmirësimin e projektit. Ndërtimi i një rrethrrotullimi shihet si një zgjidhje optimale për të përmirësuar qarkullimin, për të ulur rrezikun e aksidenteve me pasoja dhe për të reduktuar ndotjen nga trafiku. Projekti parashikon gjithashtu ndërhyrje në sinjalistikën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin dhe trotuaret, me synimin për të...
Burimi:
kohajone.com