KRYEMINISTRI SHKARKON MINISTRIN E BRENDSHEM

KRYEMINISTRI SHKARKON MINISTRIN E BRENDSHEM

Besfort Lamallari është larguar nga Ministria e Brendshme. Mësohet se në vend të Lamallarit pritet të emërohet Ervin Demo, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ndryshimi sjell kështu një lëvizje të re në strukturën drejtuese të Ministrisë së Brendshme. Pas largimit të tij nga drejtimi i këtij dikasteri, Rama bëri të ditur se Lamallari do të vijonte të ishte pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë njoftoi se drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta merrte Ervin Demo, i cili deri në atë moment mbante postin e ministrit për Pushtetin Vendor. Sipas Ramës, me këtë ndryshim, çështjet e pushtetit vendor do të integroheshin në strukturën e Ministrisë së Brendshme....