Kryeministri Rama në Cernobbio në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, një prej takimeve më të rëndësishme të dialogut politik, ekonomik dhe strategjik në Itali, që zhvillohet në Cernobbio, në brigjet e Liqenit të Komos. Forumi mbledh çdo vit në një prej qendrave më prestigjioze të debatit ndërkombëtar drejtues të lartë politikë e institucionalë, përfaqësues të botës së biznesit, ekonomisë dhe financave, si dhe ekspertë e personalitete të njohura nga Evropa dhe më gjerë. Në këtë tryezë, ku diskutohen zhvillimet që përcaktojnë të ardhmen e kontinentit, prania e Shqipërisë përfaqësohet këtë herë përmes kryeministrit Edi Rama. Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në sesionin kushtuar “Rajonit të Mesdheut”, një hapësirë debati që...
Burimi:
kohajone.com