Kryeministri Kurti takon për herë të parë Trump: Amerika, aleati kryesor i Kosovës

Kryeministri Kurti takon për herë të parë Trump: Amerika, aleati kryesor i Kosovës

Kosova E Premte, 2 Tetor 2026 16:03 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se gjatë javës së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka takuar për herë të parë presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se gjatë takimit e kishte falënderuar presidentin amerikan për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon anëtarësimin në aleancë. Në përmbyllje të mesazhit të tij, Kurti ritheksoi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve, duke i mëshuar idesë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës. Postimi i plotë Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha...