Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni
Kryeministri kanadez Mark Carney foli të enjten, më 17 shtator, në Parlamentin Europian, pasi presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se dhënia e statusit të anëtarit të asociuar të BE‑së për Kanadanë mund të përbëjë një “akt armiqësor” dhe kërcënoi se do të vendoste tarifa të tjera ndaj Europës. “Liria duhet mbrojtur çdo ditë”, deklaroi kryeministri kanadez. Carney përmendi shembullin e Lisit të Goethe‑s për të folur mbi vlerat dhe përparimin që kalojnë përmes Atlantikut. “Ne kemi vlera të përbashkëta për të cilat kemi luftuar gjithmonë dhe që duhet të vazhdojmë t’i mbrojmë, duke qëndruar vigjilentë. Ne besojmë se një ekonomi e fortë nuk është qëllim në vetvete, por një mjet për të arritur një shoqëri të drejtë”, shtoi ai. Sa i përket boshtit Europë‑Kanada, ai...
Burimi:
javanews.al