Kryeministri: Belgjika do t’i dërgojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit

Kryeministri: Belgjika do t’i dërgojë Ukrainës 10 avionë luftarakë F-16 këtë vit

Belgjika do t'i dërgojë Ukrainës dhjetë avionë luftarakë F-16 këtë vit, për të ndihmuar në forcimin e aftësive të saj mbrojtëse, tha të enjten kryeministri belg Bart De Wever. Duke folur në një konferencë për shtyp pas ditës së parë të samitit të BE-së në Bruksel, De Wever tha se diskutoi nevojat ushtarake të Ukrainës me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një takimi dypalësh në margjinat e samitit. "Ne do të furnizojmë 10 këtë vit. Kemi mbetur pak prapa për shkak të vonesave me F-35, por ato tani po fillojnë të mbërrijnë, gjë që do të na mundësojë të dërgojmë F-16 në Ukrainë", tha De Wever. Ai theksoi se Ukrainës i duhen urgjentisht avionë luftarakë operacionalë, duke i përshkruar avionët F-16 si ndër armët e...