Kryebashkiaku Llatja pret drejtoreshën e GIZ: Bashkëpunim për projekte të reja në zhvillimin e qytetit

Kryebashkiaku Llatja pret drejtoreshën e GIZ: Bashkëpunim për projekte të reja në zhvillimin e qytetit

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në zyrën e tij Drejtoreshën e GIZ për Shqipërinë, znj. Jule Petra Schultz, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe projektet e përbashkëta që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.Gjatë takimit u prezantua puna e realizuar në kuadër të projekteve që Bashkia Elbasan zbaton në bashkëpunim me GIZ, në fusha të rëndësishme si mobiliteti i qëndrueshëm dhe transporti publik, eficienca e energjisë, mbrojtja e mjedisit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike. Në këtë kuadër u veçuan projektet SUMP, SUTi, ALBAdapt dhe CliMobility. Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe mundësive për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit në fusha si transporti, turizmi, bujqësia dhe zhvillimi ekonomik vendor, me synimin për të sjellë mundësi të reja investimi dhe...