Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin
Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure dëgjesën publike me qytetarët, në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier. Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Armand Ahmetaj, dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut Fatjon Duro, i cili renditi një sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete, duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit. “Nga të gjithë treguesit që janë pjesë e analizës së bërë për reformën, Bashkia e Patosit renditet me treguesit më të lartë në rang republike. Indeksi i funksionalitetit, a e mban dot veten e saj me të gjitha burimet e të ardhurave, njerëzore e të tjera? Bashkia e Patosit...
Burimi:
javanews.al