Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike
Nga Albert Malaj THIRRJE PËR DEPUTETËT E QARKUT GJIROKASTËR Deputetëve të Qarkut Gjirokastër, në veçanti, u kërkojmë të dëgjojnë zërin e banorëve të Memaliajt, Libohovës dhe Këlcyrës përpara çdo vendimmarrjeje lidhur me të ardhmen administrative të këtyre bashkive. Çdo ndryshim i tillë duhet të vlerësohet me shumë përgjegjësi, duke marrë në konsideratë pasojat .* shërbimet ndaj qytetarëve;* zhvillimin ekonomik dhe social;* përfaqësimin dhe vendimmarrjen pranë komuniteteve;* rrezikun e shtimit të shpopullimit;* ruajtjen e identitetit dhe historisë së këtyre tre bashkive.Vota dhe qëndrimi juaj janë një përgjegjësi publike. Prandaj, zëri i banorëve duhet të dëgjohet. Memaliaj, Libohova dhe Këlcyraj,anë komunitete me histori, tradita dhe breza që kanë ndërtuar jetën e tyre në këto territore.
Burimi:
argjiroja.net