Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Leshnicë, në njësinë administrative Çërravë të bashkisë Pogradec. Zjarri është konstatuar gjatë ditës së sotme, ndërsa deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përhapjen e flakëve. Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Në operacion janë angazhuar edhe punonjës të njësisë administrative, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, përhapja e zjarrit është favorizuar nga era dhe temperaturat e qëndrueshme, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në sipërfaqen pyjore. Autoritetet vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së...