Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve! Ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme pranë zonës së Pashalimanit në Orikum. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset nga Vlora, të ndihmuara edhe nga forca dhe mjete nga Himara. Për momentin nuk ka rrezik për banesat, por era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve që po djegin shkurre, ferra dhe dru. dhe po e vështirëson punën e zjarrfikësve. Forcat në terren po punojnë për ta mbajtur zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet.