Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore
Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në Selenicë. Zbulimi u bë nga një firmë që po kryente punime në zonë, e cila njoftoi menjëherë forcat xheniere për praninë e municioneve të rrezikshme. Ekspertët e xhenios mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë zhvilluan operacionin për identifikimin dhe largimin e predhave. Gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 predha të tjera. Në total, në zonë janë zbuluar 160 predha të Luftës së Dytë Botërore, të cilat janë transportuar nga specialistët për në Tiranë, ku do të kryhen procedurat për asgjësimin e tyre në mënyrë të kontrolluar.
Burimi:
javanews.al