Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

Lirohet nga burgu ish-oficeri, Arbër Paplekaj, Paplekaj është ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani i njohur si “PIPI” në Elbasan. Pas dënimit me 22 vite burg nga shkalla e parë ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht me 7 vite heqje lirie. Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite duke i ulur 15 vite nga dënimi. Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga ‘vrasje në rrethana cilësuese‘ në ‘vrasje në kushtet e tronditjes psikike” Po kështu Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove....