Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz/ Vetëdorëzohet në polici pas rreth 5 muajsh 31-vjeçari
Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autorit të krimit në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti, është vetëdorëzuar në polici. Gjithashtu Allçi ka dorëzuar edhe një pistoletë, duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes. Ndërkohë, materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg”...
Burimi:
ntv.al