Vrasja e Çajup Selimit, Ahmet Abedini dëshmon në GJKKO: Telefononte nusen time pa pushim
Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, që akuzohen nga SPAK për vrasjen e biznesmenit, Çajup Selimi dëshmon në Gjykatën e Posaçme: “Atë ditë kam qenë në punë, pasdite kam ikur në Gjirokastër, kisha shtruar nënën në spital. Me të ndjerin kishim të njëjtin aktivitet tregtar, shisnim materiale ndërtimi. Unë kam dy dyqane. Një punoj unë, një e punonte gruaja. Kam pasur konflikte me Çajupin se i bënte telefonata nuses time, anonime, në çdo orë të ditës apo të natës. Kemi pasur konflikte edhe me fjalë edhe nja dy herë është rrahur me djalin, Elisjanon. I binte telefonit, pa pushim, kisha dy vjet që e kisha marrë. I thamë mos i bjer telefonit. Vajtuam edhe në gjykatë, për këtë punë. I...
Burimi:
vizionplus.tv