Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar
Prej më shumë se gjashtë javësh, banorët e zonës së Rrjollit në Shkodër vijojnë protestat kundër punimeve për ndërtimin e një resorti. Këtë të shtunë, protestës iu bashkuan edhe qytetarë dhe aktivistë nga zona të tjera të vendit. Protestuesit marshuan drejt kantierit në bregdetin e Velipojës, ku po kryhen punimet për projektin turistik. Forcat e policisë krijuan perimetrin e sigurisë për të mbrojtur punëtorët dhe makineritë, ndërsa disa protestues u shoqëruan në komisariat pas përplasjeve.
Burimi:
javanews.al