VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat
Banorët e zonës së Baks–Rrjollit janë përplasur këtë të shtunë me forcat e policisë, teksa kanë tentuar të ndalojnë punimet për ndërtimin e një resorti turistik në pronat që ata pretendojnë se u përkasin ligjërisht. Sipas banorëve, një kordon policor është vendosur në hyrje të zonës, duke mos i lejuar ata të futen në tokat e tyre, ndërkohë që mjetet e rënda të kompanisë së ndërtimit kanë vijuar punën. Të revoltuar, disa prej tyre kanë qëlluar me gurë në drejtim të fadromave, duke u kërkuar punonjësve të zbresin nga mjetet dhe të ndërpresin menjëherë ndërhyrjet në terren. Banorët deklarojnë se disponojnë dokumentacion të rregullt që provon pronësinë e ligjshme të tokës dhe se ndërtimi po kryhet në mënyrë të padrejtë. Ata i bëjnë thirrje organeve...
Burimi:
javanews.al