Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani
DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 5”. Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani. Procedohen penalisht 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 celularë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 5″. Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Don Bosko”....
Burimi:
javanews.al