U vra me thikë në burgun e Greqisë, kush ishte Jani Aliaj, i shumëkërkuari për ekzekutimin e Elton Çiços
Jani Aliaj, 49-vjeçari nga Tepelena është i burgosuri që u vra sot nga një tjetër person i dënuar në burgun e Koridhalos në Greqi. Aliaj mësohet se u godit me thikë brenda në qelinë e tij, nga i njëjti person që cilësohet vrasës me pagesë dhe më herët ka vrarë një tjetër shqiptar, Artur Bashimin.Lexo edhe :Related Posts Jani Aliaj rezulton person i rrezikshëm në Shqipëri, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Gjithashtu ai rezulton i kërkuar edhe për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa e vjedhjes së një sasie të madhe droge përfundoi me të plagosur. Për atë ngjarje Aliaj kërkohej për tre akuza....
Burimi:
vizionplus.tv