U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës këtë të enjte ka vënë në pranga dy shtetas pasi u kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq ku organizonin veprimtarin e paligjshme të lojërave të fatit. Në kuadër të operacionit të koduar “Game Over 2”, në pranga kanë rënë E. Ç., 34 vjeç dhe I. T., 31 vjeç, të dy banues në Ndroq. Sipas raportimeve këta shtetas u kapën në flagrancë në një lokal në fshatin Ndroq, duke vënë baste sportive, me celularë. Në ambientet e lokalit u gjetën 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash. Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjet një armë sportive që e mbante pa leje....