U kap me pistoletë duke shitur kokainë, arrestohet në Dhërmi 22-vjeçari
Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Dhërmi pasi dyshohet se shiste kokainë në zonë. Policia e ndaloi J.K., ndërsa lëvizte me makinë dhe gjatë kontrollit i gjeti disa doza të lëndës narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta sportive me silenciator. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. K. iu gjetën disa doza Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me...
Burimi:
vizionplus.tv