Tre prokurorë të SPAK do të jenë nesër në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun
Nesër mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit pritet të jetë e gjatë, pasi përbëhet nga 10 anëtarë dhe ku Belinda Balluku, e shoqëruar nga avokatët e saj, ka të drejtën të paraqesë mbrojtjen. Balluku do të jetë e pranishme në seancë, ndërsa SPAK ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. Qëllimi i kësaj procedure është dëgjimi i deputetes për të cilën kërkohet autorizimi i arrestimit, pasi ajo aktualisht gëzon imunitetin parlamentar. Çdo anëtar i Këshillit pritet t’i drejtojë pyetje Ballukut, çka e bën seancën të zgjasë për disa orë. Në mbledhje nuk do të jetë i pranishëm vetëm prokurori Dritan Prençi, i cili ndjek çështjen e Ballukut, por edhe drejtuesi ende në detyrë i SPAK, Altin Dumani si dhe një prokuror...