Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se u vunë në pranga shtetasi M. H., 31 vjeç dhe shtetasi E. F., 29 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë   Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:   Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi Gjykata...