Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?
Bardhyl Fusha është personi që tentoi të grabiste me armë degën e FiBank tek “Delijorgji” në Tiranë. Fusha ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Ai nuk ka arritur të prekë arkën, pasi është neutralizuar menjëherë nga efektivët e komisariatit numër 2. “Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në...
Burimi:
javanews.al