“The Wanted”/ Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia 3 persona

“The Wanted”/ Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia 3 persona

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The  Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar. -U ekstradua nga Danimarka, shtetasi Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela, 28 vjeç, i lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Shtetasi D. M. ka qenë i dënuar nga Gjykata e Kristiansand, Norvegji, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, si pjesë e një organizate kriminale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Mbi bazën e materialeve të dërguara nga...