Tentuan të vidhnin argjendarinë, arrestohen pas disa ditësh arrati dy të rinjtë laçianë
Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pas disa ditësh arrati, pasi vodhën argjendarinë në Pogradec. Pas identifikimit ata u vunë në pranga, teksa një tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, u arrestuan K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç. Procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” nisi ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit. Nga veprimet hetimore të kryera...
Burimi:
ntv.al