Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 30-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 30-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, në zonën e njohur si Kryqëzimi i Rrilës. Si pasojë ka mbetur i plagosur një 30 vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri....