Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia 3 persona (EMRAT)

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia 3 persona (EMRAT)

Finalizohen faza të tjera të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohen nga Danimarka, Franca dhe Italia, 3 shtetas, të dënuar/të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The  Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 3 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar. -U ekstradua nga Danimarka, shtetasi Daniele Matoshi alias Daniele Çela alias Oklid Cela 28 vjeç, i lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 18.07.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi...